Shiroka Pula vlerëson mbështetjen sllovene për integrimin evropian të Kosovës
BKT
Lajme

Shiroka Pula vlerëson mbështetjen sllovene për integrimin evropian të Kosovës

N.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Gjatë takimit u rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe përkushtimi i përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit. Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e institucioneve të Kosovës dhe në procesin e integrimit evropian.

Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes sllovene për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e aspiratave euroatlantike, veçanërisht synimin për anëtarësim në NATO.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të të dy vendeve.


MË SHUME NGA Lajme