Ambasada amerikane: Stërvitja “VALOR SHIELD 2026” forcoi bashkëpunimin rajonal të sigurisë
BKT
Foto: U.S. Embassy Pristina, Kosovo
Lajme

Ambasada amerikane: Stërvitja “VALOR SHIELD 2026” forcoi bashkëpunimin rajonal të sigurisë

V.Th / RTKLive

Stërvitja shumëkombëshe “VALOR SHIELD 2026”, ku morën pjesë Forcat Operative Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe forcave partnere nga SHBA-ja, Shqipëria dhe Kroacia, ka forcuar bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes institucioneve të sigurisë.

Në një postim në Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka bërë të ditur se ushtrimi u zhvillua në mbarë Kosovën, me mbështetjen dhe kontributin e Ambasadës Amerikane dhe Grupit të saj Ushtarak (MILGP).

Sipas ambasadës, stërvitja ndihmoi në forcimin e aftësive të operacioneve speciale, rritjen e ndërveprimit dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur institucionet e sigurisë së Kosovës dhe për të ndërtuar partneritete më të forta me aleatët tanë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme