Kosova synon bashkëpunim më të thellë ekonomik me Japoninë
BKT
Lajme

Kosova synon bashkëpunim më të thellë ekonomik me Japoninë

N.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja për zhvillimin e vendit dhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe rëndësinë e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë.

Presidentja theksoi nevojën për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe eliminimin e tatimit të dyfishtë. Ajo gjithashtu kërkoi thellimin e bashkëpunimit për lehtësimin e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen e aspiratave të vendit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në takim u vlerësua edhe roli i Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.


MË SHUME NGA Lajme