Rama në Kuvend për McGonigal! Opozita kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor
BKT
Shqipëri

Rama në Kuvend për McGonigal! Opozita kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor

RTSH

Në orën 10: 00 nisi seanca maratonë për mocionin me debat për çështjen McGonigal. Seanca pritet të zgjasë 24 orë dhe secili nga deputetët ka në dispozicion 10 minuta për të folur.

Në seancën plenare të sotme (2 mars), i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama, prezenca e të cilit është kërkuar nga opozita prej më shumë se 2 seancash parlamentare.

Rama pranon miqësinë me ish zyrtarin e FBI-së, por mohon që të ketë pasur dijeni se opozita ishte financuar nga paratë ruse dhe të ketë ndërhyrë për të kërkuar fillimin e hetimeve ndaj kundërshtarit politik.


MË SHUME NGA Shqipëri