Skeates diskuton zbatimin e marrëveshjes mes Britanisë dhe Shqipërisë
BKT
Shqipëri

Skeates diskuton zbatimin e marrëveshjes mes Britanisë dhe Shqipërisë

ATSH

Koordinatori i posaçëm britanik për emigracionin e paligjshëm, Stuart Skeates vizitoi Shqipërinë këtë javë për të diskutuar mbi zbatimin e Marrëveshjes së Përbashkët mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për marrëdhëniet dypalëshe.

Kjo vizitë përfshin edhe avancimin e punës mes dy vendeve për t’i bërë ballë emigracionit të paligjshëm. Ai udhëtoi në Kukës për t’u takuar me organizatat partnere, të cilat punojnë për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja të punës.

Në Tiranë, Skeates zhvilloi takime konstruktive me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, zëvendësministrin e Drejtësisë, Klajd Karameta dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë shqiptare si edhe të biznesit.


MË SHUME NGA Shqipëri