17:03 / 02.03.2023
Konfirmohet nga Brukseli, më 18 mars takohen Kurti e Vuçiq
B. H. / RTKlive
Takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbahet më 18 mars në Ohër. Një gjë e tillë është konfirmuar në Bruksel, raporton korrospodentja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina.
Gjatë ditës edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë një postimi në “Twitter” ka paralajmëruar takimin e radhës së dy liderëve në Ohër, ku do të jetë i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.























