Terzic e sheh ndeshjen ndaj Leipzig më të rëndësishmen deri më tash
BKT
Sport

Terzic e sheh ndeshjen ndaj Leipzig më të rëndësishmen deri më tash

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, e konsideron ndeshjen e të kundër Leipzig si më të rëndësishmen të sezonit.

Dortmund do të përballet me Leipzig para udhëtimit të së martës në "Stamford Bridge", ku në Ligën e Kampionëve gjendet në avantazh 1-0 ndaj Chelseas.

"U bëj thirrje tifozëve të jenë më të zhurmshëm se kurrë. Në sezonin aktual ndoshta do të jetë java më e rëndësishme për ne deri më tani. 
Në ndeshjen e parë, Leipzig ishte shumë agresiv dhe krijonte shumë rrezik me shpejtësinë e tyre, por që atëherë ne jemi përmirësuar", ka thënë Terzic.
Seria aktuale e fitoreve prej nëntë ndeshjesh e Dortmundit përfshin shtatë ndeshje në ligë.
Një fitore kundër Leipzig do të barazonte një rekord të epokës së Jurgen Klopp të vendosur në 2011-12 kur Dortmund kishte fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë  dhe kishte realizuar tetë fitoresh radhazi.