Plagosja në veri, Sveçla: Dorasi pjesë e strukturave paralele
E. Hoti/ RTKlive
Dy qytetarë të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor”, ka shkruar Sveçla në Facebook..
Sipas tij, njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti, i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.
Ai ka thënë se njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë.























