Shqipëria shpall ditë zie për viktimat e aksidentit në Greqi
BKT
Shqipëri

Shqipëria shpall ditë zie për viktimat e aksidentit në Greqi

E.Hoti/RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka shpallur ditë zie ditën e dielë në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi.

Rama ka shkruar në Facebook se Shqipëria kështu po bashkohet simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysmë shtizë.

“Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize”, ka shkruar Rama.

Kryeministri Rama ka thënë se dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe e tyre.

“Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Shqipëri