Opozita nis përgatitjet për protestën, bllokohet qarkullimi i automjeteve
BKT
Shqipëri

Opozita nis përgatitjet për protestën, bllokohet qarkullimi i automjeteve

RTSH

Opozita ka nisur përgatitjet për protestën që do të zhvillojë këtë të premte (3 mars) në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Protesta e thirrur nga kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha do të mbahet në orën 12:00.

Para kryeministrisë, ka nisur dhe vendosja e podiumit, aty ku demokratët do të mbajnë fjalimet e tyre.

Fillimisht protestuesit do të mblidhen përpara selisë blu për të vijuar më pas tubimin e tyre përpara Kryeministrisë. Ndërkohë Policia ka marrë masat me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas protestës që do të mbahet këtë 3 mars.

Policia ka bërë me dije se nga ora 06:00 automjetet nuk do të lejohet të parkohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, bulevardin “Zhan D'Ark" dhe bulevardin "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Po ashtu, policia njoftoi se në këto akse nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga ora 10:00 deri në përfundim të protestës. Opozita ka zhvilluar edhe më herët protesta mbi atë të cilin e kanë konsideruar si Revolucionin demokratik, ku Berisha ka deklaruar se PD është forcë politike e pamposhtur, dhe nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama.

"Ne do t’i qëndrojmë atij. 3 Marsi është një ditë e veçantë ku do të flasim fuqishëm në protestën tonë, revolucionin tonë!. Ne nuk shuhemi! Jemi forcë politike e pamposhtur! Ne e faktuam këtë! Dështoi çdo plan për të na shndërruar në vasale të Partisë Socialiste!", është shprehur Berisha. 


MË SHUME NGA Shqipëri