Peleshi: Rritja e pagave me 37%, vlerësim për punën e ushtarakëve
ATSH
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi sot se qeveria është e vendosur për të vijuar mbështetjen për Forcat e Armatosura, në mënyrë që ato të rreshtohen me dinjitet përkrah kolegëve të vendeve të tjera të NATO-s.
Peleshi theksoi se pagat e ushtarakëve janë rritur me 37 % brenda një harku të shkurtër kohor.
“Rritja e merituar e pagave për të gjithë ushtarakët me 37%, vlerësim për punën, përkushtimin dhe sakrificën e çdo efektivi të FA. Të vendosur për të vijuar mbështetjen për forcat tona, në mënyrë që të rreshtohen me dinjitet përkrah kolegëve të vendeve të tjera të NATO-s”, u shpreh ai.
Pagat për ushtarakët u rritën me 30 % në fillim të muajit korrik të vitit të shkuar, ndërkohë ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se nga 1 marsi do të rriten edhe me 7 %, duke e çuar pagën mesatare të ushtarakëve në 87 mijë lekë.























