23:12 / 03.03.2023
Borussia Dortmund fiton nga Leipzig dhe merr kryesimin e Bundesligës
Uran Krasniqi / RTKLive
Borussia Dortmund e ka marrë kryesimin e Bundesligës gjermane me triumfin e sontëm kundër Leipzig.
Në "Signal Iduna Park" të premten "milionerët" kanë zgjatur serinë e fitoreve, duke e çuar atë gjithsejt në dhjetë ndeshje.
Rezultati përfundimtar ka qenë 2-0.
Marco Reus kaloi vendasit në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes, duke shënuar nga penalltia. Sulmet e Dortmund vazhduan dhe në minutën e 39-të ishte mesfushori Emre Can që realizoi për ta ngritur epërsinë në 2-0.
Fitorja e sontme bën që Dortmundi të kalojë Bayern Munchenin për tri pikë. Leipzig, që ka pësuar vetëm humbjen e dytë në këtë edicion në Bundesligë, mbetet në vendin e katërt në tabelë.























