Kessie në Premier League, e kërkon klubi i njohur anglez
BKT
Sport

Kessie në Premier League, e kërkon klubi i njohur anglez

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi anglez, Tottenham është duke e monitoruar mesfushorin e Barcelonës, Franck Kessie.

‘Spurs’ tashmë janë duke monitoruar disa lojtarë për afatin kalimtar të verës që po vjen.

Menaxheri i skuadrës angleze, Antonio Conte kërkon ta forcojë ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.

Kessi sipas medieve britanike, është në listën e strategut italiane.

“Tottenham është duke e vëzhguar Franck Kessie e Barcelonës”, shkruajnë mediat në ishull.

Ish-lojtari i Milanit, raportohet se është duke menduar për një eksperiencë të re në futbollin evropian, dhe Premier League duket së është liga që pëlqen Kessie.