Arsenali me përmbysje mposht Bournemouth, fiton edhe Chelsea
F.Bytyqi/RTKLive
Arsenali në frymën e fundit ia ka dal të mposht Bournemouth, me rezultat 3-2, sot në ‘Emiratës’, në kuadër të Premier Leagues.
‘Topçinjtë’ pas një finish dramatik ia dolën të mposhtin Bournemouth, pasi skuadra mike ishte në avantazh prej 0-2, më një gol te Billing (1’) dhe Senesi (57’).
Megjithatë, të besuarit e Mikel Artetës nuk u dorëzuan dhe ia dolën që të shkrijnë avantazhin e Bournemouth.
Fillimisht Partey (62’) dhe White (70’), barazuan shifrat në 2-2, derisa Nelson (90+7’), shënoi golin e fitores për Arsenalin, e cila tani ka 63 pikë në krye të tabelës, pesë më shumë së ndjekësi Manchester City, kurse, Bournemouth zë vendin e 19-të me vetëm 21 pikë.
Ndërkohë, Chelsea ka marrë pikët e plota në duel me Leeds United, duke fituar me rezultat minimal 1-0.
Fofana (53’), realizoi golin e fitores për londinezët të cilët tani kanë 34 pikë në vendin e dhjetë, kurse, Leeds ndodhet në pozitën e 17-të me 22 pikë të tubuara.























