Haradinaj: Prekazi, vendi ku ndodhi kthesa e vetëdijes kombëtare
BKT
Foto: Valjeta Shala / RTK
Lajme

Haradinaj: Prekazi, vendi ku ndodhi kthesa e vetëdijes kombëtare

B. H. / RTKlive

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, për të nderuar kujtimin për Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës.

Ai ka thënë se së bashku me bashkëluftëtarët e tij nga të gjitha trojet shqiptare, kolegët dhe deputetët, kryetarët e komunave dhe të rinjtë, ata kanë ardhur në Prekaz për të nderuar kthesën e vetëdijes kombëtare dhe për të kujtuar sfidat dhe sakrificat e bëra për liri.

“Kemi ardhur ta nderojmë Komandantin Adem Jashari, familjen e tij dhe të gjithë të rënët për liri këtu në Prekaz, ku ka ndodhur kthesa e vetëdijes sonë kombëtare, e vetëdijes për çlirim dhe ku i gjithë populli e pranoi kushtrimin për të luftuar deri në çlirim. Prej këtij vendi gjithmonë nisemi më të fortë çdo herë për të gjitha ato sfida e punë që na presin. I përjetshëm kujtimi për të rënët për liri dhe për familjen e Komandantit Adem jashari”, ka theksuar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme