Robin Krasniqi: Prekazi vend frymëzimi
BKT
Sport

Robin Krasniqi: Prekazi vend frymëzimi

F.Bytyqi/RTKLive

Në mesin e personaliteteve dhe shumë qytetarëve që sot po vizitojnë Prekazin, në nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë edhe bokseri shqiptar më famë botëror Robin Haxhi Krasniqi.

Djali nga Juniku tha se ishte në vendin e frymëzimit që të mësohen brezat e ardhshëm se si luftohet e sakrifikohet për atdheun.

“Sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit, në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehes ishim aty ku gjaku solli lirin ku jeta nuk vlenë asgjë pa lirin e atdheut, ishim në vendin e frymëzimit që të mësohen brezat e ardhshëm se si luftohet e sakrifikohet për atdheun, dhimbjen dhe lotin tonë e lante mikpritja e Bacës së shqiptarisë të madhit Rifat Jasharit, i cili na priti e na përcolli si Mic Sokoli i cili nuk i lëvizte qerpiku edhe pse nga dritarja e tij e kullës shihej një lendinë varre. Zoti e bekoftë familjen Jashari, Bacën tonë Rifatin dhe gjithë shqiptarinë !”, ka shkruar Krasniqi.