Kjo është renditja tabelore e Superligës pas javës së 23-të
BKT
Sport

Kjo është renditja tabelore e Superligës pas javës së 23-të

F.Bytyqi/RTKLive

Pavarësisht barazimit me Prishtinën (2-2), Ballkani mbetet në krye të tabelës në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i Kosovës, kryeson elitën tonë me 49 pikë, dy më shumë së ndjekësi Drita. Pozitën e tretë e mbanë Gjilani që 38 pikë, shtatë më shumë së Prishtina në vendin e katërt.

Garë e ‘nxehtë’ po luhet edhe në mes skuadrave që ndodhen në zonën e rrezikshme.

Malisheva me barazimin e sotëm në udhëtim tek Trepça ’89 (0-0), ngjitet në pozitën e shtatë me 25 pikë, e ndjekur nga Drenica që ka dy pikë më pak, aq sa ka edhe Trepça ’89, kurse, Ferizaj mbetet në fundin e tabelës me 21 pikë të grumbulluar.

Kjo është tabela e Superligës pas javës së 23-të: