Portieri i Manchester United u kërkon ndjesë tifozëve
BKT
Sport

Portieri i Manchester United u kërkon ndjesë tifozëve

M.Sh/RTKlive

Humbja e thellë prej 7:0 në “Anfield Road” nuk duhej të ndodhte. Kështu ka deklaruar gardiani i Manchester United, David de Gea pasi prej rrjetës së tij nxori 7 herë topin në ndeshjen e djeshme përballë Liverpool. Ai un kërkoi ndjesë shikuesve.

Të sapo shpallur fitues të kupës “Carabao”, dhe pas eliminimit të Barcelonës nga Kupa UEFA, Manchester United, u kthye me këmbë në tokë duke pësuar një nga humbjet më të thella në histori të futbollit modern.

“E di që se ky mesazh nuk shkon në një ditë si kjo. Ishte një moment shkatërrues për ne dhe ky rezultat nuk duhej të kishte ndodhur, sidomos me momentin e mirë që po kalonim. Ne kemi një detyrim ndaj këtij klubi, ndaj stemës që mbajmë në fanellë. Është përgjegjësia jonë që të hedhim vështrimin përpara pasi shumë ndeshje në presin”, deklaroi spanjolli i Manchester United. David de Gea.