Felix: Kemi besim për të kaluar Dortmundin
Uran Krasniqi / RTKLive
Joao Felix ka thënë se te ai dhe bashkëlojtarët e tij ka besim dhe nëse ata i bëjnë gjërat si duhet, atëherë Chelsea kalon në rrethin tjetër të Champions League.
"Ka presion zero. Kjo është puna jonë. Niveli i ynë i besimit dhe i vëmendjes është i lartë sepse ne duhet të fitojmë. Por ne do të kënaqemi. Nëse i bëjmë gjërat siç duhet, atëherë do të fitojmë",ka thënë ai në një konferencë për shtyp para ndeshjes së dytë me Borussia Dortmund.
Ndeshjen e parë e kanë fituar gjermanët me rezultat minimal 1-0.
Reprezentuesi portugez që ka arritur tek Chelsea në formë huazimi nga Atletico Madrid ka thënë se nuk e di se sa kohë do të qëndrojë në Angli.
"Për sa i përket nëse dua të qëndroj apo jo, mendoj se e ardhmja, askush nuk e di. Tani jam i fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme", ka thënë ai.























