Potter kërkon mbështetjen e tifozëve për përmbysjen e Dortmundit
BKT
Sport

Potter kërkon mbështetjen e tifozëve për përmbysjen e Dortmundit

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Chelseas, Graham Potter, u ka kërkuar tifozëve që të jenë të zhurmshëm të martën në "Stamford Bridge" kur skuadra e tij kërkon të përmbysë Borussia Dortmundin në Champions League. 

Dortmund ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë në Gjermani. 

“Ata e dinë rëndësinë e lojës së nesërme. Ata duan që skuadra të kalojë, të përparojë dhe e dinë se sa të rëndësishëm janë. Ne duam t'i tregojmë Dortmundit se jashtë shtëpisë në Ligën e Kampionëve është vështirë dhe për këtë ne kemi nevojë për mbështetësit tanë”, ka thënë Potter.