Rama drejt Gjermanisë, do takojë kancelarin Sholz
RTSH
Kryeministri Edi Rama nis të martën (7 mars) një vizitë dy ditore në Berlin, njoftuan burime zyrtare.
Ai do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Olaf Sholz, me të cilin do të bisedojë edhe për samitin e Berlinit, që do të mbahet në vjeshtë në Tiranë.
Rama do të vizitojë edhe Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.
Kryeministri shqiptar do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman. Në vemendje ndër të tjera do të jetë edhe perspektiva e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj.























