Kurti viziton mësuesin me të cilin ishin në burg
BKT
Foto: Albin Kurti/ Facebook
Lajme

Kurti viziton mësuesin me të cilin ishin në burg

E. Hoti/ RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në manifestimin e 7 marsit duke u uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve, tha sot se historikisht tek populli ynë angazhimi për arsimimin dhe edukimin shqip në njërën anë, dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër, nuk kanë qenë asnjëherë të ndara.

Sot, më 7 Mars, Kurti ka takuar edhe dy persona për t’ua uruar Ditën e Mësuesit.

Kurti ka vizituar mësuesin Osman Jakupi nga Baksi me të cilin ishin bashkë në burgjet e Serbisë.

“Me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi ishim bashkë në burgjet e Serbisë. Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri ka vizituar sot edhe Afërditën që është vajza e vetme e mësueses së tij.

“Ndërkaq Afërdita është vajza e vetme e mësueses sime Nafije Dobruna-Deva. Kur unë isha nxënës i fillores Afërdita ishte studente e Matematikës, pastaj ajo u bë profesoreshë në Gjimnaz e mandej Asistente në Fakultet të Ndërtimtarisë, në lëndët Matematikë I, II dhe III.

Sot, më 7 Mars, i takova për t’ua uruar Ditën e Mësuesit”, ka shkruar më tej Kurti.


MË SHUME NGA Lajme