Tetova nderon Epopenë|Video
Besnik Hiseni/RTK Shkup
Edhe në Tetovë u mbajt Akademi përkujtimore në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë akademi të organizuar nga Komuna e Tetovës, morën pjesë edhe udhëheqës të pushtetit lokal dhe qendror nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 28 Nëntori i vitit 1912 janë ditët më të rëndësishme të kombit shqiptar”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Akademinë përkujtimore që u mbajt në Tetovë, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e një epoke të re për çlirimin e Kosovës.
Në emër të familjes Jashari, të pranishmit i përshëndeti djali i komandantit legjendar, Lulzim Jashari.























