Ngjarjet e datës 8 mars
RTKlive
Ngjarjet e datës 8 mars 2023.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë miraton planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2023. . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes së qendrës “Klasat për Nëna” dhe lanson programin “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para”. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)
Kolektivi “Marshojme s’festojme organizon manifestimin në rrugë nën thirrjen “Marshojmë s’festojmë për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”. (Tek Pallati i Drejtesise, ora 10:00)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin për projektligjin për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)
Kuvendi i Kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të mbajë seancë solemne me rastin e Ditës ndërkombëtare të Gruas. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 11:00)
Komuna e Gjilanit do të bëj zbulimin e shtatores Heroina e Qytetit. (Platoja e Teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 11:00)
Kryetari i Bordit të Prishtina Mall, Fatmir Zymberi dhe Drejtori Ekzekutiv, Alvaro Antonio Costa mbajnë konferencë për media. (Ambientet e Prishtina Mall, ora 11:00)
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për sanksionet e shÑ‘njestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave tÑ‘ njeriut, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. . (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 12:00)
Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)
Komuna e Prishtinës organizon panel diskutimi “Çikat sfidojnë stigmat me zgjedhjet në karrierë” si dhe hap galeri me piktura të punuara nga nxënësit me moton “Super Çikat”. (Kino Armata, ora 13:30)
Anëtaret e Bordit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas, mbajnë konferencë për media. (Holli i Kuvendit, ora 14:00
Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozitës 'Muza'. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Francës në Kosovë organizon një rrëfim të aktores dhe feministes franceze Véronique Ataly për ngacmimet në botën e kulturës, pasuar nga leximi i teksteve të Catherine Benhamou "Anna ose vajza e re inteligjente". Sheshi “Mehë Uka” kati VI në Mitrovicë, ora 17:30)
Organizata Gratë për Vetëvendosje dhe Organizata Rinia për Vetëvendosje mbajnë aktivitet në përkujtim të 66 grave e vajzave të vrara nga femicidi që nga paslufta. (Të shkallët e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ora 18:00)
Shfaqet premiera e filmit “Tavolina” dhe hapet ekspozita e fotografive për të pagjeturit nga fotografi Artan Korenica, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, ora 18:00)
Komuna e Gjilanit jep premieren e shfaqjes Big Brother - “Vëllai i Madh / Daja i Madh / Halla e Madhe”. (Teatri i qytetit, ora 20:00)























