Liga e Kampionëve vjen sonte me dy supersfida
BKT
Sport

Liga e Kampionëve vjen sonte me dy supersfida

F.Bytyqi/RTKLive

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë sonte me dy sfidat kthyese në kuadër të 1/16 e finales së garës më të madhe evropiane.

Padyshim së kryendeshja luhet në ‘Alianz Arena’, ku përballen Bayern Munich dhe PSG, sfidë kjo që parashikohet të sjellë një ndeshje të zjarrtë.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur në favor të gjigantit gjerman prej 1-0, kështu që sonte Messin më shokë e pret një mision i vështirë për të përmbysur rezultatin e lojës së parë. PSG në Munich ka udhëtuar par brazilianin Neymar për të cilin sezoni ka përfunduar për shkak të lëndimit të pësuar ditë më parë. Ndeshja Bayern Munich-PSG starton në orën 21:00.

Tottenham-Milan, është një tjetër ndeshje interesante që do të luhet sonte në kuadër të këtij rrethi të garave në Champions.

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në ‘San Siro’ ishte mbyllur me fitoren e kampionëve në fuqi të Italisë (1-0).

Dueli kthyes mes ‘Spurs’ dhe ‘Rossonerëve’ pritet të sjellë një ndeshje dramatike pasi që të dy skuadrat synojnë të kalojnë në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Përballja mes Tottenham dhe Milanit fillon në orën 21:00.