13:45 / 08.03.2023
Liga ENBL, sonte Prishtina- King Szczecin
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi më i madh në vendin tonë, Sigal Prishtina, sonte me skuadrën polake King Szczecin në çerekfinalen e parë të Ligës ENBL.
Sigal Prishtina përfunduan në vendin e katërt në Grupin A me dy fitore e katër humbje, ndërsa King Szczecin fitoi Grupin B me gjashtë fitore e një humbje.
Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Ëolves.
Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4.
Ndeshja e kthimit mes prishtinasve dhe King Szczecin luhet më 20 mars.
Përballja mes Sigal Prishtinës dhe King Szczecin luhet në Palestrën e Sporteve ‘1 Tetori’ dhe nis në orën 19:00.























