Bordi i RTK-së takoi delegacionin e JICA-s
BKT
Lajme

Bordi i RTK-së takoi delegacionin e JICA-s

RTKlive

Bordi i RTK-së dhe Grupi Këshillues i Publikut, sot, takuan një delegacion të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (JICA).

Në këtë takim u diskutua për Ligjin e ri të RTK-së që pritet të jetë këtë vit në agjendën e Kuvendit të Kosovës.  Gjithashtu, u diskutua edhe për kompletimin e menaxhmentit të lartë të RTK-së.

Përfaqësuesit e JICA-s u interesuan edhe për çështjen e financimit të RTK-së dhe u informuan nga anëtarët e bordit lidhur me sfidat në këtë aspekt, për faktin se RTK gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit ka buxhet më pak për 2.2 milionë euro.

Anëtarët e bordit e njoftuan JICA-n se është përgatitur një draft mbi modelet e financimit të RTK-së, i cili do të finalizohet në javët në vazhdim dhe do të dërgohet si propozim në komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës. Ata u informuan edhe për reformën e cila pritet të fillojë së shpejti në RTK.

Përfaqësuesit e JICA-s takuan edhe me disa nga anëtarët e Grupit Këshillues të Publikut, me të cilët diskutuan për aktivitetet e këtij grupi.


MË SHUME NGA Lajme