Roma fiton ndaj Sociedadit
BKT
Sport

Roma fiton ndaj Sociedadit

Uran Krasniqi/RTKLive

Roma ka shënuar fitore kundër Real Sociedadit në ndeshjen e parë të dy skuadrave që luajnë për një vend në çerekfinalen e Europa League. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 2-0. 

Nikoqirët kaluan në epërsi pas vetëm trembëdhjetë minuta lojë, kur Stephan El Shaarawy ka realizuar pas një asisitimi nga Abraham.

Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 

Në pjesën e dytë Sociedadi u përpoq ta gjente barazimin dhe shansin më të mirë e kishte me Mikel Merino.

Fitoren e italianëve e ka vulosur Marash Kumbulla në minutën e tetëdhjetë e shtatë, kur ka çuar në rrjetë një top të asistuar nga Dybala.