21:11 / 09.03.2023
West Ham United gjen fitoren në Qipro
Uran Krasniqi/RTKLive
West Ham United i ka dhënë fund ecurisë me rezultate negative, ndërsa AEK Larnaca asaj me rezultate pozitive.
Në ndeshjen e parë të fazës nokaut të Conference League, skuadra angleze ka arritur të fitojë me rezultat 2-0.
AEK në fillim të ndeshjes dha disa shenja se do të bënte paraqitje të mirë, por vetëm aq. Pastaj skuadra angleze me gola ka treguar se nuk ka udhëtuar kot drejt Qipros.
West Ham të dy golat i ka shënuar në pjesën e parë. Kanë qenë dy golat e Antonios (36', 45') ata që i kanë dhënë fitoren skuadrës angleze.






















