Pse Manchester Unitedi e zgjodhi Pochettinon? Flet Gerrard
F.B/RTKLive
Legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard, beson se njohja e disa gjuhëve të huaja mund të ketë qenë një nga arsyet kryesore që Mauricio Pochettino u përzgjodh për ta drejtuar Manchester Unitedin.
Trajneri argjentinas fitoi garën për stolin e “Djajve të Kuq”, duke lënë pas kandidatë si Unai Emery, Eddie Howe dhe Antonio Conte. Ai pritet të nisë punën të mërkurën, përpara përballjes së së dielës ndaj Liverpoolit.
Pochettino do ta zëvendësojë Michael Carrickun, i cili u shkarkua javën e kaluar, në një moment kur Manchester Unitedi ndodhej në zonën e rënies nga liga, në pozitën e 18-të.
Përvoja e tij në Premier League dhe njohja e futbollit anglez besohet se kanë ndikuar në përzgjedhjen e tij. Megjithatë, Gerrard, duke folur në emisionin “The Overlap”, ka vënë në pah edhe një tjetër përparësi të trajnerit argjentinas: aftësinë për të komunikuar në disa gjuhë.
Pochettino flet anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht. Sipas Gerrardit, kjo mund ta ndihmojë atë të krijojë një lidhje më të mirë me futbollistët e Unitedit, veçanërisht me ata që flasin spanjisht.
“Kur shikon lojtarët kryesorë të Manchester Unitedit, si Lisandro Martinez, Bruno Fernandes, Matheus Cunha dhe Amad Diallo, ai do të mund të komunikojë në spanjisht me disa prej tyre”, ka thënë Gerrard.
Ai ka theksuar se aftësia për të folur gjuhë të ndryshme mund të ketë ndikuar edhe gjatë procesit të intervistimit dhe përzgjedhjes së trajnerit.
“Fakti që mund të flasë spanjisht mund të ketë shumë rëndësi. Aftësia e tij për të komunikuar në disa gjuhë mund të ketë qenë arsyeja pse u përzgjodh para Eddie Howes”, ka shtuar ish-kapiteni i Liverpoolit.
Gerrard beson se nëse Pochettino arrin t’i rikthejë lojtarët në formën më të mirë dhe të krijojë një atmosferë pozitive në skuadër, kjo mund të jetë një hap i rëndësishëm për ringritjen e Manchester Unitedit.






















