Orlando ndal Bostonin, fitore bindëse për Miamin dhe Filadelfian
F.B/RTKLive
Boston Celtics ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në parketin e tij, duke u mposhtur nga Orlando Magic me rezultat 105-115 në “TD Garden”.
Kështu, Celtics i dhanë fund serisë prej gjashtë fitoreve radhazi, ndërsa skuadra nga Orlando regjistroi një sukses të rëndësishëm në udhëtim, duke i shkaktuar Bostonit disfatën e parë para tifozëve të vet.
Një fitore bindëse realizoi edhe Miami Heat, që në shtëpi triumfoi ndaj Houston Rockets me rezultat 128-110, duke konfirmuar formën e mirë në këtë përballje.
Në mesin e skuadrave fituese ishte edhe Philadelphia 76ers, e cila triumfoi në udhëtim ndaj Brooklyn Nets me shifrat 135-123. Joel Embiid ishte figura kryesore e kësaj fitoreje, duke udhëhequr skuadrën e tij me një paraqitje dominuese.
Fitore në udhëtim shënuan edhe Phoenix Suns, që mposhtën Denver Nuggets me rezultat 117-105, si dhe Memphis Grizzlies, që kaluan Washington Wizards me shifrat 136-120.
Ndërkohë, Golden State Warriors u larguan të zhgënjyer nga New Orleans, ku pësuan humbje të thellë 115-94 përballë Pelicans.
Në ndeshjet e tjera, Cleveland Cavaliers mposhtën Chicago Bulls me rezultat 126-115, ndërsa Minnesota Timberwolves triumfuan ndaj Portland Trail Blazers me shifrat 106-98.
Rezultatet e NBA-së:
- Cleveland Cavaliers – Chicago Bulls 126-115
- Boston Celtics – Orlando Magic 105-115
- Washington Wizards – Memphis Grizzlies 120-136
- Miami Heat – Houston Rockets 128-110
- Brooklyn Nets – Philadelphia 76ers 123-135
- New Orleans Pelicans – Golden State Warriors 115-94
- Minnesota Timberwolves – Portland Trail Blazers 106-98
- Denver Nuggets – Phoenix Suns 105-117























