Ndërron jetë futbollisti Enis Maqedonci
BKT
Sport

Ndërron jetë futbollisti Enis Maqedonci

F.B/RTKLive

Futbolli kosovar është tronditur nga lajmi për vdekjen e parakohshme të futbollistit Enis Maqedonci, i cili ka humbur jetën tragjikisht në moshën 24-vjeçare, pas një aksidenti trafiku në Gjermani.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta dhe u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëlojtarëve të tij.

Maqedonci ishte pjesë e klubit gjerman TuS Hügelsheim, ku ishte aktiv në karrierën e tij futbollistike.

Në mesazhin e ngushëllimit, FFK-ja ka shprehur solidaritetin me familjen dhe klubin e tij, duke e përmbyllur reagimin me fjalët: “Pusho në paqe, Enis!”

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta në një moshë kaq të re është një humbje e rëndë për familjen dhe të gjithë ata që e njohën.