Manchester United deklason Real Betisin
BKT
Sport

Manchester United deklason Real Betisin

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester United e ka zgjatur serinë e mosmposhtjes në "Old Trafford" për njëzet ndeshje sonte kur e ka mposhtur Real Betisin 4-1 në ndeshjen e parë të fazës nokaut në Europa League, me dy skuadrat që kërkojnë një vend në çerekfinale. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 4-1. 

Buzëqeshja në fytyrën e Erik ten Hag është dukur shpejt, kur vetëm pas gjashtë minutash lojë Marcus Rashford ka gjetur golin, duke i dhënë epërsinë skuadrës së drejtuar nga holandezi. 

Ayoze Perez ia ka dalë që ta barazojë rezultatin në minutën e tridhjetë e dytë.

Dyzet e pesë minutat e para u mbyllën baras 1-1.

Por për Betisin goli i realizuar ka qenë krejt ajo çfarë ka mundur të bëjë. Pjesa e dytë ka sjellur edhe tre gola të tjerë nga United. Fillimisht Antony ka rikthyer epërsinë e “Djajve të Kuq” në minutën e pesëdhjetë e dytë me një gol të bukur. Vetëm gjashtë minuta më vonë, mesfushori portugez Bruno Fernandes kësaj radhe gjeti golin e parë personal në këtë sfidë duke ngritur epërsinë në 3-1.  Goditjen e katërt Betisit ia ka dhënë sulmuesi holandez Weghorst në minutën e 84-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave.