Shumë lojtarë të Tottenhamit duan rikthimin e Pochettino-s
BKT
Sport

Shumë lojtarë të Tottenhamit duan rikthimin e Pochettino-s

F.Bytyqi/RTKLive

Shumë lojtarë në skuadrën aktuale të Tottenhamit raportohet se duan rikthimin e Mauricio Pochettino.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, duket se do sjellë ndryshime në kreun e bankinës së ‘Spurs’.

Antonio Conte, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën e re me Tottenhamin, sipas medieve britanike, në fund të këtij sezoni mund të largohet nga skuadra angleze.

Pochettino, i cili ende është i papunë nga koha kur u largua nga PSG-ja, thuhet se është opsion i mundshëm për t’u rikthyer tek Tottenhami.

Krerët e skuadrës angleze ende nuk e kanë kontaktuar strategun argjentinas, por një gjë e tillë pritet të ndodh shumë shpejtë.