Ibishi: Pala që nuk do ta pranojë `Marrëveshjen` do të jetë humbëse
BKT
Lajme

Ibishi: Pala që nuk do ta pranojë `Marrëveshjen` do të jetë humbëse

N.Mekolli /RTKlive

Marrëveshjes do të sjellin ndryshime pozitive dhe pala që nuk do ta pranojë propozimin franko -gjerman do të jete humbëse, ka thënë në emisionin “Info plus” në RTK, Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë, derisa ka shprehur dyshime te pika për Asociacionin.

“Besoj që në Ohër do të arrihet deri te një marrëveshje. Pala serbe vazhdimisht ka hezituar dhe nuk ka dhënë pëlqimin për arritjen e një marrëveshjeje, por besoj që kësaj radhe edhe ajo do ta miratojë, sepse jemi para një akti të kryer dhe nuk do të pyetet asnjëra palë, propozimi do të miratohet pa ndryshime”, ka thënë Ibishi.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk është e domosdoshme as të nënshkruhet, por me rëndësi është që palët ta pranojnë atë.

“Ky dokument është ashtu si është dhe nuk do të ketë ndryshime. Vuçiq pret që të miratohet Asociacioni, por ai nuk do të formohet derisa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes palëve”, tha ai

Sipas tij, pas vërejtjeve që kishte dhënë Gjykata Kushtetuese, është dashur të punohet në një draft për Asociacionin, e jo të pritet një trysni nga jashtë.

Ibishi thotë se i druan dualizmit në marrëveshje gjatë hartimit. Ai kërkon që të shikohet mirë hartimi i tyre në dy gjuhët, në mënyrë që mos të lihet hapësirë për keqkuptim, që mund të sjellë problem gjatë implementimit të mëvonshëm, sikurse që ka ndodhur më herët.

“Mendoj se të gjitha pikat e marrëveshjes do të sjellin ndryshime pozitive, dyshime kam te pika për Asociacionin”, tha postjerash Ibishi. Sipas tij, pala që nuk e pranon projektin franko-gjerman do të jetë humbëse.

 


MË SHUME NGA Lajme