Ndihmëssekretarja Bitter takon Xhaçkën: Mirënjohje për mbrojtjen e afganëve
Shqipëri

Ndihmëssekretarja Bitter takon Xhaçkën: Mirënjohje për mbrojtjen e afganëve

ATSH

Ndihmëssekretarja e SHBA-së për Çështjet Konsullore, Rena Bitter, u takua sot në Tiranë me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se në takim u diskutua mbi forcimin e lidhjeve dypalëshe mes vendeve tona.

Ndihmëssekretarja Bitter shprehu mirënjohjen në emër të qeverisë së SHBA-së për bujarinë e Shqipërisë në mikpritjen dhe mbrojtjen e afganëve dhe pohoi sërish partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ditën e djeshme ajo vizitoi edhe Shëngjinin, ku u takua me afganët që janë në pritje të zhvendosjes në Shtetet e Bashkuara.


MË SHUME NGA Shqipëri