Nunez: Bournemouthit t`i qasemi me të njëjtin mentalitet si Unitedit
BKT
Sport

Nunez: Bournemouthit t`i qasemi me të njëjtin mentalitet si Unitedit

Uran Krasniqi/RTKLive

Darwin Nunez konsideron se Liverpooli duhet t`i qaset ndeshjes me Bournemouth me të njëjtin mentalitet sikur Manchester Unitedit, të cilin e ka mposhtur hiç më pak se 7-0. 

Dy skuadrat ndeshen të shtunën në Premier League. 

“Ne nuk mund ndalemi tani vetëm sepse kemi mundur Manchester United 7-0”, ka thënë ai për faqen zyrtare të Liverpoolit. “Duhet të shkojmë në këtë ndeshje me të njëjtin mentalitet dhe me të njëjtin vullnet për të fituar në mënyrë që të sjellim tri pikët në shtëpi. Kjo është ajo që duam, të vazhdojmë të ngjitemi në tabelë".

Sipas uruguajanit, dallon ndeshja e parë me Bournemouth nga kjo e dyta. 

"Në ndeshjen e parë në këtë sezon kundër Bournemouth ne i mundëm thellë, por kjo është një ndeshje tjetër tani. Ne duhet të shkojmë atje për t'i mposhtur përsëri", ka thënë ai.