Spalletti: Për Napolin triumfi në Serie A s`është formalitet siç po thuhet
BKT
Sport

Spalletti: Për Napolin triumfi në Serie A s`është formalitet siç po thuhet

Uran Krasniqi/RTKLive

Luciano Spalletti ka hedhur poshtë atë që thuhet tashmë se si "triumfi i Napolit në Serie A është thjesht një formalitet".

Para takimit me Atalantën të së shtunës Napoli gjendet në pesëmbëdhjetë pikë epërsi ndaj Interit. Gjithashtu Napoli garon edhe në Champions League, ku pothuajse tashmë gjendet në çerekfinale pas fitores si mysafir kundër Eintracht Frankfurt.

"Nuk funksionon kështu për ne. Ne përballemi me skuadrat një nga një dhe fokusi është i gjithi te ndeshja kundër Atalantës. Është një sfidë e madhe, duhet të meritosh rezultatin përfundimtar, ata janë një ekip i madh”, ka thënë trajneri i Napolit.