Ismet Munishi dënohet nga Komisioni i FFK-së
BKT
Sport

Ismet Munishi dënohet nga Komisioni i FFK-së

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, është dënuar me gjobë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo për shkak të deklarimit të tij pas ndeshjes Prishtina - Ballkani dhe fajsimit të gjyqtarëve.

Kryetrajneri i FC ”Prishtina”, Ismet Munishi , nr ID.009766M74. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, është shkruar në njoftimin e FFK-së.