Spezia mposht Interin dhe i prish shumë punë
BKT
Sport

Spezia mposht Interin dhe i prish shumë punë

Uran Krasniqi/RTKLive

Spezia është një skuadër e vogël, por të premtën e ka mposhtur një skuadër të madhe. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të Serie A ajo ka triumfuar kundër Interit.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin me rezultatin 2-1. 

Pjesa e parë është mbyllur me dy skuadrat që nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. 

Pas fillimit të pjesës së dytë, të parët në epërsi kanë kaluar nikoqirët me golin e shënuar nga Daniel Maldini (55’).

Interi ka reaguar me vonesë, kur Lukaku ka barazuar shifrat në minutën e 83’të nga penalltia.

Spezia ktheu sërish epërsinë në minutën e 87-të, me Nzolan që shënoi për 2-1 poashtu nga pika e bardhë.

Kjo humbje nuk ishte e keqe për Interin vetëm në kuptim të humbjes së pikëve, por edhe sepse bën që Inter të mos mund të ëndërrojë për titullin, si dhe t'i rrezikohet edhe pozita e dytë që e mbanë në tabelë, ku tash ka ngelur me pesëdhjetë pikë, ndërsa afër i qëndrojnë Lazio, Roma e Milan me një ndeshje më pak. Ndërkohë kjo fitore e Spazias e largon atë nga zona e rrezikut, ku tani gjendet në pozitën e shtatëmbëdhjetë me njëzet e katër pikë.