Drejtuesit e Real Madridit mblidhen pas akuzave për Barcelonën
BKT
Sport

Drejtuesit e Real Madridit mblidhen pas akuzave për Barcelonën

Uran Krasniqi/RTKLive

Drejtuesit e Real Madridit pritet që të shohin se si do të veprojnë pas përballjes së Barcelonës me akuza për korrupsion.

Më herët ishte raportuar se mes viteve 2001 dhe 2018 klubi katalanas ka kryer disa pagesa për këshilla arbitrimi në llogari të një kompanie në pronësi të Jose Maria Enriquez Negreira, një ish-zëvendëspresident i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë. 

Klubi i Madridit, sipas një komunikate për media, do të dalë me qëndrim për rastin. 

“Nisur nga serioziteti i akuzave të bëra nga Prokuroria kundër FC Barcelona dhe dy prej presidentëve të saj për dyshime të bazuara për korrupsion dhe marrëdhëniet e tyre me cilindo që ishte nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, José María Enríquez Negreira, presidenti është mbledhur urgjentisht në Bordin e Drejtorëve nesër, e diel, 12 mars 2023 në orën 12:00, për të vendosur mbi veprimet që Real Madrid i konsideron të përshtatshme në lidhje me këtë çështje”, ka shkruar klubi "mbretëror" në një komunikatë.