Real Madrid fiton me përmbysje nga Espanyol
BKT
Sport

Real Madrid fiton me përmbysje nga Espanyol

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid e ka nisur keq ndeshjen e sotme po në fund e ka fituar. "Mbretërit" kanë përmbysur Espanyolin, duke e mposhtur me rezultat 3-1.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti është gjetur në disavantazh qysh në minutën e tetë, kur Joselu ka befasuar mbrojtjen madrilene, duke kaluar në epërsi skuadrën mysafire.

Por kampioni në fuqi nuk është dorëzuar. Presioni i vazhdueshëm ka detyruar Espanyolin të futej thellë në gjysmën e tyre, por edhe pse ka ndodhur kështu sërish pa sukses.

Fillimisht Junior (32') e ka barazuar rezultatin e pastaj Militao 39' ka shënuar për epërsinë. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. 

Golin e tretë për Realin e ka shënuar Asensio (90'). 

Me këtë fitore Real madrid e ngushton në gjashtë pikë diferencën e Barcelonës e cila po udhëheqë në tabelë. Espanyol mbetet në vendin e trembëdhjetë, vetëm dy pikë larg zonës së rënies.