City vazhdon me presionin ndaj Arsenalit në luftën për titull
BKT
Sport

City vazhdon me presionin ndaj Arsenalit në luftën për titull

Uran Krasniqi/RTKLive

Një penallti e realizuar nga Erling Haaland në pjesën e dytë ka dalë të jetë e mjaftueshme për t`i dhënë Manchester City një fitore 1-0 ndaj Crystal Palace të shtunën në "Selhurst Park".

Kësisoji Manchester City ka siguruar tri pikë të vlefshme në përpjekjen për të rifituar titullin në Premier League. 

Shtatëdhjetë e tetë minuta rrjetat kanë qenë të paprekura. Nevoja e Cityt për një gol u plotësua kur Michael Olise ka rrëzuar İlkay Gündoganin, duke bërë që të akordohet penallti dhe norvegjezi të jetë në vendin e duhur. 

Vendasit kanë pasur raste, ku vlen të përmendet ai i Wilfried Zaha që ka humbur një mundësi të hershme për të kaluar Palace në avantazh kur ka gjuajtur gabimisht nga afërsia. 

Pas kësaj ndeshje City ka vetëm dy më pak se Arsenali, ndërsa Crystal Palace gjendet në vendin e dymbëdhjetë me njëzet e shtatë pikë