Rahoveci fiton ndeshjen me Bashkimin
BKT
Sport

Rahoveci fiton ndeshjen me Bashkimin

Uran Krasniqi/RTKLive

Rahoveci ia ka dalur që të fitojë sonte në ndeshjen kundër Bashkimit të Prizrenit.

Ndeshja në kuadër të javës së 25-të të Prince Caffe Superligës ka përfunduar me rezultat 101:91 (29:20, 20:20, 25:24, 27:27). 

Vendasit krijuan epërsi në pjesëlojën e parë, ku mysafirët vetëm në pjesëlojën e dytë vendosën një barazpeshë, por pastaj në asnjë rast tjetër.

Te Rahoveci u dalluan Jack Pagenkopf me 20 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, Edmond Kryeziu me 24 pikë e katër kërcime dhe Gary Blackston me 17 pikë e tetë kërcime, ndërsa më i miri te Bashkimi ishte Daniel Lekndreaj me 16 pikë e 13 kërcime.