Drita e fiton derbin lokal ndaj Gjilanit
BKT
Sport

Drita e fiton derbin lokal ndaj Gjilanit

Uran Krasniqi/RTKLive

Një gol i realizuar nga Blendi Baftiu pak para përfundimit të pjesës së parë edhe e ka përcaktuar fituesin e ndeshjes mes Dritës dhe Gjilanit. 

Derbin lokal të xhiros së njëzet e pestë të Superligës së Kosovës e ka fituar skuadra e trajnerit Arsim Thaçi me rezultat minimal 1-0. 

Pas kësaj fitore Drita gjendet në pozitën e parë në tabelë, ku gjithsejt ka pesëdhjetë e një pikë, ndërsa Gjilani është në vendin e tretë me tridhjetë e nëntë pikë. 

Ndeshjen e ardhshme Drita ndeshet me Ballkanin, ndërsa Gjilani me Prishtinën.