Van Basten mahnitet nga goli i Kvaratskhelia
RTSH
Tetë lojtarë që përpiqen të ndalojnë Kvaratskhelia. Gjeorgjiani shënon duke kaluar kë i del përpara dhe nis një gjuajtje shumë të fuqishme nën traversë. Scalvini u mundua, por nuk mundi të shmangë një gol kaq të mrekullueshëm.
Goli i anësorit të Napolit ndaj Atalantës është një magji e pastër dhe e ka vënë re edhe Marco Van Basten. Ish-legjenda e Ajax-it dhe Milanit u çmend për Kvaratskhelia pas golit të hapjes ndaj skuadrës së Gasperinit.
Këto janë fjalët e raportuara nga faqja holandeze AD.nl: “Shikoni këtë gol, shihni tetë persona kundër vetëm njërit. Pastaj mendoni me vete: nuk mund të jetë e vërtetë që ai shënon gol”. Me golin e fundit, Kvaratskhelia arrin 13 gola këtë sezon (11 në ligë dhe 2 në Champions League) dhe 15 asistime (11 në Serie A dhe 4 në UCL) në 28 paraqitje gjithsej.























