17:19 / 12.03.2023
Arsenal fiton lehtë kundër Fulhamit
Uran Krasniqi/RTKLive
Fulhamit nuk i ka shërbyer elementi i terrenit vendas të dielën në përballje me Arsenalin. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka arritur që të fitojë në ndeshjen e zhvilluar në kundër të Premier League.
Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 0-3.
Në ndeshje nuk ka pasur gol vetëm njëzet minuta. Në minutën e njëzet e një Gabriel dërgoi topin në rrjetë për epërsinë e parë të “Topçinjve”.
Pesë minuta më vonë edhe Martinelli iu shtua listës së realizatorëve me golin e dytë.
Realizator i golit të tretë dhe të vulosjes së fitores ishte Odegaard (45+2’).
Me këtë fitore, Arsenli është në krye të tabelës me gjashtëdhjetë e gjashtë pikë, pesë më shumë se Manchester City. Fulham mbetet në vendin e tetë me tridhjetë e nëntë pikë.























