Juventus fiton kundër Sampdorias në një ndeshje me plot gola
Uran Krasniqi/RTKLive
Juventus i është afruar në katër pikë zonës së tabelës e cila ia mundëson të luajë në garat e kupave evropiane. Kjo pas fitores së sontme kundër Sampdorias, në kuadër të xhiros së 26-të kampionale në Serie A.
Rezultati përfundimtar në Torino ka qenë 4-2.
Vendasit krijuan fillimisht epërsi të dyfishtë, me golat e Gleison Bremer (11’) dhe Adrien Rabiot (26’).
Pastaj ka ndodhur një rikthim heroik brenda vetëm disa minutavei mysafirëve.
Augello në minutën e 31-të dhe Djuricic një minutë më vonë shënuan për mysafirët.Për të rikthyer epërsinë e Juventusit u përkujdes Rabiot, që realizoi në minutën e 64-të dhe ishte goli i tij i dytë në këtë ndeshje. Të katërtin gol e ka realizuar Matias Soule me kokë në minutën e 90+4-të.
Ekipi i Massimiliano Allegrit momentalisht renditet i 7 me 38 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës luan në transfertë derbin me Interin. Sampdoria është e fundit me 12 pikë.























