Meta sërish në selinë blu, takon Berishën
Foto: RTSH.al
Shqipëri

Meta sërish në selinë blu, takon Berishën

RTSH

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar sërish këtë të hënë (13 mars) në selinë blu, me ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 Majit. Në një prononcim për mediat pas takimit me Berishën, Meta u shpreh se 15 Maji, do jetë dita e ndryshimit në Shqipëri, pasi shumica e Kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë do u përkasin opozitës.

Ne jemi në prag fushate dhe këto takime janë normale në kuadër të bashkëpunimit tonë dhe kësaj aleance të jashtëzakonshme të të gjithëve për ndryshim. Në datën15 maj shumica e kryetarëve të bashkisë në Shqipëri i përket ndryshimit dhe opozitës së bashkuar dhe shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do u përkasë opozitës”, tha Meta.

Kujtojmë se KQZ rrëzoi PD e Rithemelimit për regjistrimin në zgjedhje, vendim i cili u kontestua nga Berisha duke e ankimuar atë në KAS.


MË SHUME NGA Shqipëri