11:24 / 14.03.2023
Sot në RTK, Hapoel Be’er Sheva – Peja
B. H. / RTKlive
Basketbolli rikthehet sërish në ekranin e RTK-së, me ndeshjen ndërmjet Hapoel Be’er Shevas dhe Pejës.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 10-të në Ligën Ballkanike BIBL dhe është pa dyshim derbi i kësaj lige. Hapoel është në pozitën e parë me 17 pikë, derisa Peja e dyta me 15 pikë. Pejanët vijnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj rivalit vendor, Bashkimit. Në ndeshjen e parë, që ishte zhvillua në Pejë, fitores iu pati gëzuar skuadra izraelite. Kjo ndeshje fillon në orën 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.























